Zyrtarja e Thesarit: Atmosfera në zyrë pas skandalit është sikur kur vdes dikush

Në Komisionin për Buxhet dhe Trasfere janë duke raportuar, minsitrja e Financave, Hykmete Bajrami si dhe zyrtarë nga Thesari i Shtetit.

Medije Musliu, zëvendësdrejtore e përgjithshme për pperime në Thesarin e Shtetit tha se punëtorët e këtij institucioni janë të demoralizuar dhe frikësuar nga skandali i “avullimit” të dy milionë eurove brenda këtij institucioni.

Musliu madje krahasoi këtë situatë me vdekjen e një personi.

“Dul një që e keqpërdori dhe në  një mënyrë që na demoralizoi të gjithëve, personalisht për zyrtarët e thesarit me ardh edhe me i pa pas atij rasti ma shumë së kur vdes dikush po frikësohen me e kry punën. Janë shumë të traumatizuar edhe të frikësuar, besoj që organet kompetente  kanë me dhënë fjalën e vet dhe të kthejnë besimin tek ne”, tha ajo.

Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami gjatë raportimit  ka thënë se deri më tani janë bllokuar 560 mijë euro nëpër xhirollogaritë ku janë transferuar paratë.

Por Ministrja e Financave ka shtuar se nuk e di se çfarë është bërë me pjesën tjetër të parave.

“Janë blloku 560 mijë euro nëpër xhirollogari të ndryshme prej ku janë bërë transaksione, janë konfiskuar tre vetura në vlerë prej 60 mijë eurosh, ky krim është i gjurmueshëm. Kam kërkuar që këto para të kthehen menjëherë në buxhetin e shtetit por më është sqaruar se pa përfunduar hetimet nuk mund t`i tërheqim ato. Ne i kemi raportet e IT-së se prej cilit PC-së është kryer transferim, po dihet edhe ku kanë shkuar mjetet, shpresojmë se mjetet do të kthehen. Nuk e di se çfarë është bërë me pjesën tjetër të parave”, ka thënë ajo.