Foto: Kreativ Qeramika/ Facebook

Vjedhja e 2 milionë eurove, 'Kreativ Qeramika': Nuk kemi lidhje me kompaninë 'KREATIV Sh.p.k'

Kompania “Kreativ Qeramika” ka deklaruar se nuk ka asnjë lidhje me kompaninë “KREATIV Sh.p.k” të apostrofuar në raportimin e mediave, lidhur me vjedhjen e mbi 2 milionë eurove nga Thesari i shtetit të Kosovës.

Kompania “Kreativ Qeramika” thekson se pas raportimeve në media, ka dal me sqarim për opinionin publik, bashkëpunëtorët, partnerët dhe klientët e tyre.

Në mediat vendore është raportuar se kompania “KREATIV Sh.p.k” është e implikuar në skandalin e vjedhjes së 2.1 milionë eurove nga Thesari i shtetit.

Më 20 tetor, punëtori i Thesarit, Labinot Gruda u arrestua, nën dyshimin, se përmes katër transaksioneve ka bërë transferimin e mbi 2 milionë eurove në kompaninë private, LDA Group Sh.p.k.

Më poshtë e gjeni të plotë reagimin e kompanisë së qeramikave:

Kreativ Qeramika

SQARIM PËR OPINIONIN PUBLIK, BASHKËPUNËTORËT, PARTNERËT DHE KLIENTËT TONË,

Pas reagimeve ndaj raportimit të mediave lidhur me Thesarin e Shtetit kompania KREATIV O.P (ortakëri e përgjithshme) e regjistruar në ARBK me numrin 811278896 i njofton partnerët, bashkëpunëtorët, klientët dhe opinionin e gjërë publik se nuk ka asnjë lidhje me kompaninë KREATIV Sh.p.k të apostrofuar në raportimin e mediave.

Për më shumë informata mund të na kontaktoni

në numrin tonë zyrtar +381(0)38602600 ose përmes postës elektronike [email protected]

Kompania Kreativ O.P