Hekuran Murati, deputet i VV-së

LVV: Po kthehet sistemi i qeverisjes së kaluar, ku është normale të vidhet Thesari

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për media ka folur për skandalin e dy vjedhjeve që ndodhen në Kosovë gjatë dy ditëve të fundit.

Gjatë ditës së djeshme, institucionet e vendit njoftuan se janë vjedhur 2 milionë euro nga buxheti i thesarit të shtetit, ndërsa sot gjatë ditës u lajmëruar se është vjedhur kasaforta e Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, përmes një konferencë për media tha se po kthehet mendësia e qeverisjes së partive të kaluara “ku është normale të vjedhjet thesarit i shtetit”.

“Fakti që kemi një mendësi qeverisje, si në të kaluarën, ku kthehen partitë e stërvjetruara, është normale që personat e tillë, të vjedhin thesaret e shtetit, sepse dikush u ka garantuar se nuk do të ndëshkohet. Kemi një rikthim të situatës si më herët kur është vjedhur dhoma e dëshmive dhe nuk është dënuar askush, janë dhënë 53 milionë euro dhe s’ka dhënë llogari askush”, tha deputeti Murati në konferencë për media.

Tutje, duke komentuar për raastin e vjedhjes së sotme në Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinarisë, Murati tha se kasaforta ka qene e vendosur në katin e tretë të ndërtesës që ruhet nga Polica e Kosovës.

“Sot e kishim edhe lajmin për vjedhjen fizike të thesarit të Agjencisë Ushqimore. Kemi të bëjmë me vjedhje të një ndërtesë që ruhet nga Policia e Kosovës. Në katin e tretë është vjedhë. Përveç vjedhjes elektronike, kemi të bëjmë edhe me vjedhje fizike”, tha në mes tjerash deputeti Murati.