kryetarja e Gjykatës Themelore ne Mitrovicë Liljana Stevanoviq. 05.11.2022

Zyrtarë të lartë të sistemit të drejtësisë nga komuniteti serb, pjesëmarrës në takimin e Listës Serbe

Përfaqësues të institucioneve të Kosovës janë parë sot në takimin mes Listës Serbe në Mitrovicë të Veriut ku është marrë vendimi për bojkotimin e institucioneve të Kosovës nga serbët.

Në këtë takim kanë marrë pjesë ede kryetarja e Gjykatës Themelore ne Mitrovicë Liljana Stevanoviq, gjyqtarja në Gjykatën e Apelit në divizionin e  Mitrovicës, Lidija Vuquroviq dhe anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nikola Kabasiq, njëherit ish-kryetar i Gjykatës së Mitrovicës.

Kryetarja e Gjykatës Themelore ne Mitrovicë Liljana Stevanoviq. Foto: Screenshot, Kosovo Online
Gjyqtarja në Gjykatën e Apelit në Mitrovicë Lidija Vuquroviq. Foto: Screenshot, Kosovo Online
Anëtari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Nikola Kabashiq. Foto: KALLXO.com

Listës Serbe si dhe zyrtarëve serbë të cilët janë pjesë e institucioneve të Kosovës, kanë mbajtur takim sot në Mitrovicë të Veriut ku kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Zyrtarë të Policisë së Republikës së Kosovës nga komuniteti serb i kanë zhveshur uniformat.

Zyrtarë të Listës Serbe, të Policisë, komunave me shumicë serbe, gjykatave dhe të institucioneve tjera janë parë duke hyrë në takimin e thirrur nga Lista Serbe në objektin e Komunës së Zveçanit.

Kryetarja e Gjykatës Themelore ne Mitrovicë Liljana Stevanoviq e cila ishte pjesë e takimit sot, në mars të këtij viti ishte suspenduar pasi kishte marrë pjesë në takim me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq si dhe me Millan Radojiçiqin, njeriun e kërkuar nga autoritetet kosovare për korrupsion.

Vendimi Stevanoviq, është revokuar nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në maj 2022.

Kjo pasi që Këshilli e ka miratuar marrëveshjen e arritur në mes të kryetares Stevanoviq dhe Panelit Hetimor, me të cilën është mbyllur çështja disiplinore.

Lidhur me suspendimin e saj dhe me vendimin e Qeverisë së Kosovës për moslejimin e organizimit të zgjedhjeve serbe në Kosovës, serbët e Kosovës kishin organizuar protesta një ditë pas marrjes së vendimit së KGjK-së.