Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Krasniqi letër Kurtit për situatën në veri: Koordinimi mes qeverisë dhe opozitës është i domosdoshëm

Kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi i është drejtuar me një letër kryeministrit Albin Kurti lidhur me zhvillimet e fundit në veri pas vendimit të Listës Serbe për bojkotim të institucioneve të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se harmonizimi i veprimeve të institucioneve dhe të gjithë akterëve politikë është i domosdoshëm.

“Vlerësoj se koordinimi mes qeverisë dhe opozitës dhe harmonizimi i veprimeve institucionale, përfshirë këtu Kuvendin e Kosovës, është i domosdoshëm”- shkruan në letrën e tij drejtuar Kurtit.

Sipas tij, në këtë situatë një prej detyrave kryesore të Qeverisë është të mundësojë vazhdimin e funksionimit të institucioneve si dhe zbatimin e sovranitetit në terë territorin.

Përmes kësaj letre, PDK inkurajon Kurtin t’i kushtojë rëndësinë meritore konsultimeve me partnerët ndërkombëtar.

Letra e plotë e Krasniqit për Kurtin:

Foto: Memli Krasniqi, Facebook

Në një mbledhje në Mitrovicë të Veriut, më 5 nëntor 2022, të ftuar nga Lista Serbe, në cilën morën pjesë zyrtarë të lartë shtetëror nga komuniteti serb, u njoftua largimi i tyre nga institucionet, përfshi niveli qendror ekzekutiv, lokal e nga gjyqësori.

Deputetët e Listës Serbe sot zyrtarisht kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre në Kuvendin e Kosovës.

Deputetët e Listës Serbe dorëzojnë zyrtarisht dorëheqjet në Kuvendin e Kosovës