Takimi i zyrtarëve serb në Komunën e Zveçanit. Foto: KALLXO.com

Zyrtarë shtetërorë serbë mblidhen në Zveçan, flasin për sigurinë dhe situatën politike

Kryetarët e komunave me shumicë serbë kanë mbledhur në një takim të përbashkët zyrtarët shtetërorë serbë në Komunën e Zveçanit.

Në mesin e këtyre pjesëmarrësve kanë qenë zyrtarë të institucioneve të ndryshme, këshilltarë komunal, zyrtarë policorë e pjesëtarë të tjerë.

Në këtë takim, i cili aktualisht po mbahet në ndërtesën e Komunës së Zveçanit, pjesëmarrës janë edhe zyrtarët e lartë të Listës Serbe.

Siç është mësuar, çështje të sigurisë dhe situata politike janë temat të cilat do të diskutohen sot.

Kuvendi është thënë se ka kuorumin për të punuar në këtë mbledhje.

Takimi është mbyllur për media nën arsyetimin se temat që do të diskutohen janë të ndjeshme për qytetarët serb dhe situatën aktuale.