Zyrtare : Itali- Argjentinë zhvillohet me 1 qershor në stadiumin Wembley

Wembley do të jetë nikoqir i finales midis Italisë dhe Argjentinës.

Italia si fituese e Kampionatit Evropian “Euro 2020” dhe Argjentina si fituese e Kupës së Amerikës “ CopaAmerika2021” do të përballen në mes veti në një ndeshje që do të zhvillohet me 1 qershor.

Lajmi është bërë i ditur nga UEFA përmes faqes së saj zyrtare.

Po ashtu sipas njoftimit biletat për këtë super ndeshje pritet që të enjten të dalin në shtije. Kapaciteti për këtë ndeshje do të jetë 86 mijë bileta.

Biletat janë të ndara në disa kategori : Kategoria 1 (66 euro), Kategoria 2 (48 euro) ndërsa Kategoria 3 (30 euro).

Italia mundi Anglinë në stadiumin Wembley me penallti verën e kaluar për të fituar EURO 2020.

Argjentina mposhti Brazilin 1-0 në finalen e Kupës së Amerikës dhe u kurorëzua kampione e Amerikës së Jugut për herë të parë në 28 vjet.