Zubin Potok, konfiskohen 2,000 kg duhan

Mbi 2,000 kg duhan janë konfiskuar sot në fshatin Uglar të komunës së Zubin Potokut.

Kështu ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Policisë i Drejtorisë Rajonale Mitrovicë – Veriu, Veton Elshani, i cili ka thënë se rasti ka ndodhur sot rreth orës 15.00.

Elshani po ashtu ka theksuar se duhani i konfiskuar është dërguar në Doganë.

Sipas Elshanit, për këtë rast ende nuk ka ndonjë të arrestuar.