Lokali i djegur i nënkryetares së Zveçanit, Natasha Tomanic. Foto: KALLXO.com

Nënkryetarja e Zveçanit pretendon se dikush qëllimshëm ia ka djegur lokalin e saj - Pamje

Një lokal është përfshirë  nga zjarri në Zveçan më 08.03.2024, rreth orës 00:45.

Lokali i takon nënkryetares së Komunës së Zveçanit, Natasha Tomanic, e cila po pretendon se dikush qëllimshëm ia dogji lokalin.

Ajo në një përgjigje për KALLXO.com ka thënë se dikush ka gjuajtur koktej molotovi në objekt.

“Ma kanë djegur lokalin mbrëmë ne 12:30, gjithçka është djegur brenda dy orëve. Lokali është 60 metra katrorë. Kjo tregon se nuk është zjarrvënie e thjeshtë pasi dikush ka gjuajtur koktej (molotovi) dhe gjithçka është djegur. Dëmet janë të pallogaritshme” – tha Tomanic.

Për rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës. Në raportin 24-orësh policor është thënë se ankuesja ka informuar se persona të panjohur i kanë vënë zjarrin butikut të saj.

Policia e Kosovës tha se zjarrfikësit kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe e kanë shuar zjarrin.

Tutje është thënë se lidhur me rastin ankuesja dyshon se zjarri i është vënë qëllimshëm nga persona të dyshuar.

Policia njoftoi se sipas ankueses, vlera e dëmit është e lartë dhe se rasti i iniciuar si “zjarrvënie” është duke u hetuar.