Zhvillimet e fundit nga lufta në Ukrainë

Shefi i politikës së jashtme të BE-së u ka shkruar ministrave të G20-ës duke u kërkuar atyre që ta ndihmojnë Brukselin që ta bindë Vladimir Putinin ta rihapë rrugën kryesore të eksportit të grurit të Ukrainës në vendet në Afrikë dhe Lindjen e Mesme. Përmes kësaj letre, Josep Borrell paralajmëroi se vendimi i Rusisë për t’u larguar nga Iniciativa e Kokrrave të Detit të Zi (BSGI) muajin e kaluar po e rrezikon jetën e fëmijëve dhe të tjerëve në vendet e shkatërruara nga lufta dhe zonat e konfliktit. Ai i kërkoi komunitetit ndërkombëtar që të flasë për këtë çështje “me një zë të qartë dhe të unifikuar”.

Udhëheqësit afrikanë të përfshirë në bisedimet e paqes mbi Ukrainën kanë bërë thirrje për zhbllokimin e eksporteve ruse të grurit dhe plehrave për ta ringjallur marrëveshjen e drithit në Detin e Zi, thanë të enjten autoritetet e Afrikës së Jugut. Grupi gjithashtu bëri thirrje që Kombet e Bashkuara të ndërmarrin veprime për të çliruar 200,000 tonë pleh rus të bllokuar në portet detare të Bashkimit Evropian, ka thëë Vincent Magëenya, zëdhënës i Presidentit të Afrikës së Jugut Cyril Ramaphosa.

Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara i kanë filluar bisedimet të enjten me qëllim sigurimin e garancive të sigurisë për Ukrainën, ka deklaruar shefi i shtabit të Presidentit Volodymyr Zelenskiy, në vazhdim të premtimeve të vendeve të G7 në samitin e NATO-s muajin e kaluar. Ukrainës iu tha se G7 do t’i hartojë dhe respektojë garancitë e sigurisë dhe do të ndihmjë në forcimin e ushtrisë së saj në dritën e pushtimit 17-mujor të Rusisë në Ukrainë.

Oleksiy Danilov, sekretari i këshillit të sigurisë të Ukrainës, i tha televizionit kombëtar të mërkurën se forcat ruse kishin kohë të mjaftueshme për të përgatitur mbrojtjen dhe për të vendosur fusha të gjera të minuara gjatë muajve të okupimit. “Numri i minave në territorin që trupat tona kanë rimarrë është krejtësisht i çmendur. Mesatarisht janë tre, katër, pesë mina për metër katror”, ka thënë Danilov.  

BE-ja e ka ndaluar gjithashtu të enjten shitjen e dronëve në Bjellorusi dhe i ka shtuar prezantuesit e shquar të televizionit shtetëror në listën e sanksioneve për pushtimin rus të Ukrainës dhe shtypjen e opozitës nga Minsku.

Udhëheqësit polakë dhe lituanianë mbajtën një takim urgjent të enjten në një zonë strategjike të ndjeshme ku vendet e tyre të NATO-s kufizohen me Bjellorusinë dhe territorin rus të Kaliningradit, duke paralajmëruar se po përgatiten për provokime nga Moska dhe Minsku në zonë. Mercenarët e Wagner po zhvendosen pranë krahut lindor të NATO-s për ta destabilizuar aleancën ushtarake, ka deklaruar kryeministri i Polonisë.

Rusia do t’i ulë eksportet e naftës me 300,000 fuçi në ditë në shtator, njoftoi për Reuters të enjten zëvendëskryeministri Alexander Novak. Rusia tashmë është zotuar ta zvogëlojë prodhimin e saj të naftës me rreth 500,000 fuçi në ditë, ose 5% të prodhimit të saj të naftës, nga marsi deri në fund të vitit.

Autoritet e e Rumanisë thanë të enjten se do të zhdoganojë deri në 30 anije që presin të hyjnë në vend nga portet ukrainase në lumin Danub gjatë dy ditëve të ardhshme, një shenjë se tregtia nuk është ndalur pavarësisht një sulmi rus në portin lumor kryesor të Ukrainës.

Autoritetet ruse thanë të enjten se grupi i vendeve BRICS do të forcohet duke shtuar anëtarë të rinj, në miratimin e saj më të qartë ende të idesë së zgjerimit, raporton Reuters. Grupi BRICS i ekonomive në zhvillim aktualisht përfshin Brazilin, Rusinë, Indinë, Kinën dhe Afrikën e Jugut. Moska e sheh këtë grup si një kundërpeshë gjithnjë e më të rëndësishme dhe me ndikim në çështjet globale ndaj perëndimit të udhëhequr nga SHBA./The Guardian

Përgatiti: Nuhi Shala