Zgjedhjet në Kroaci, shqiptarët do të përfaqësohen nga deputetja nga Prizreni

Deputetja Shqiptare nga Prizreni Ermina Lekaj – Prlaskaj, ka konfirmuar mandatin e tretë të saj në Parlamentin e Kroacisë.

Në zgjedhjet e parakohshme të mbajtura dje me datë 5 korrik, deputetja që do të përfaqësojë komunitetin shqiptar Ermina Lekaj – Prlaskaj ka fituar 1,721 vota, kur janë numëruar 99% e vendvotimeve.

Deputetja shqiptare la pas shtatë kundër kandidatë, katër boshnjakë dhe dy shqiptarë, ndërsa ajo kishte garuar si e nominuar nga Unioni i Shqiptarëve në Kroaci.

Ky është mandati i tretë që shqiptarët do të kenë përfaqësuesen e tyre në Parlamentin e Kroacisë.

Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Kroaci, në total kanë votuar 46.18% e votuesve me të drejtë vote.

Partia HDZ e Kryeministrit  Andrej  Plenkoviq ka fituar bindshëm duke marrë 66 ulëse në Parlamanet, apo 37% të votave, ndërsa që një subjekt të ketë shumicën dërmuese duhet të ketë 76 deputetë.

Partia e dytë më e madhe SDP me 41 ulëse në Parlament apo 24% të votave konsiderohet një dështim i madh i këtij subjekti, ndërsa mediat kroate raportojnë se si pasojë e dështimit në këtio zgjedhje kryetari i SDP-së, Davor Bernardiq mund të jetë dorëheqje.

Ish kandidati për President dhe këngëtari Miroslav Skoro në zgjedhjet e tij të para parlamentare ka arritur të fitoj 16 deputetë apo të 10% të votave, ndërkohë që pragun për tu përfaqësuar në Parlament e kanë kaluar edhe pesë subjekte tjera politike.

Befasia e zgjedhjeve të parahkoshme parlamentare konsiderohet “Platforma Mundemi” (Platforma Možemo), një koalicion ndërmjet disa subjekteve dhe partisë së gjelbërit kanë konfirmuar shtatë . deputetë, duke shënua sukses në zgjedhjet e tyre të para në Kroaci.

Një dështim të madh dhe rezultat zhgënjyes ka qenë për kryetarin e Zagrebit Milan Bandiq, i cili qeveris me kryeqytetin 1ë 16 vite, ka arritur të fitoj në total vetëm 3,804 vota në total, duke mos arritur të fitoj asnjë deputet në Parlament, ndërsa në mandatin e fundit kishte pasur 3 deputet, ndërsa vet kryetari i Zagrebit ka fituar vetëm 1,789 vota.

Karakteristikë e këtyre zgjedhjeve është deputeti Furio Radin, i cili përfaqëson komunitetin italian në Parlament, që në këto zgjedhje ka fituar 888 vota, ndërsa i njëjti është deputet në Parlament që nga viti 1992 si anëtari më i gjatë i Parlamentit të Kroacisë.

Menaxhimi i krizës së pandemisë, rimëkëmbja ekonomike, janë sfidat e apra dhe kryesore që e presin Qeverinë qysh në ditën e parë të punës, shkruan Index.hr.

Pesë komunitete, shqiptarët, boshnjakët, malazezët, maqedonasit dhe sllovenët, përfaqësohen nga një deputet, që në katër vitet e ardhshme do të jetë Ermina Lekaj – Prlaskaj

Në Kroaci janë të lajmëruar rreth 19 mijë shqiptarë, të cilët sipas Ligjit për pakica kanë të drejtën e zgjedhjes së deputetit të tyre.

Në zgjedhjet parlamentare të datës 5 korrik, të drejtën e votës e kanë pasur 11,000  shqiptarë që jetojnë dhe kanë shtetësi të Kroacisë, ndërsa edhe kosovarë që kanë shtetësinë kroate dhe jetojnë në Kosovë për dy ditë e shtunë dhe e diele kanë pasur të drejtën e votës në Ambasadën e Kroacisë në Kosovë.

Kroacia, e cila ditë më parë ka përfunduar presidencën gjashtëmuajshe të BE-së, në janar kishte mbajtur zgjedhjet presidenciale, në të cilat socialdemokrati Zoran Milanoviq ka mposhtur ish-presidenten Kolinda Grabar-Kitaroviç.