Zëvendëspresidentja amerikane i vlerëson të rëndësishme marrëdheniet ShBA-Kosovë

Zëvendëspresidentja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris ka thënë se ka qenë kënaqësi për të që të bisedojë të premten me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani rreth pranimit të afganëve të evakuuar nga Afganistani.

Harris në një publikim në Facebook ka shtuar se me Osmanin janë pajtuar që të vazhdojnë të forcojnë marrëdhëniet e rëndësishme ShBA-Kosovë.

“Ishte kënaqësi të flisja me Presidenten Vjosa Osmani dje për të shprehur falënderimet e kombit tonë për Kosovën që priti afganët e cenueshëm, në Kampin Bondsteel. Ne u pajtuam që të vazhdojmë të forcojmë marrëdhëniet e rëndësishme SHBA-Kosovë”, ka shkruar ajo.

Presidentja Vjosa Osmani dje ka njoftuar se ka zhvilluar një bisedë telefonike zëvendëspresidenten se Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Kamala Harris.

Osmani ka shtua se në këtë bisede telefonike mes saj dhe Harris është diskutuar për vendimin e institucioneve të Kosovës për t’i pranuar refugjatët afganë.

Përmes kësaj bisede telefonike, presidentja Vjosa Osmani e ka ftuar zëvëndëspresidenten e ShBA-ve që të vizitojë Kosovën.

Osmani bisedon në telefon me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris, flasin për refugjatët afganë