Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Zemaj: Nuk ka pasur ndonjë gatishmëri nga mjekët e Kosovës që të shkojnë të vaksinohen në Shqipëri

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në emisionin “Kallxo Pernime” ka thënë se nuk ka gatishmëri nga mjekët e Kosovës që të shkojnë të vaksinohen në Shqipëri.

Ai këtë deklaratë e tha pasi ministrja e Shëndetësisë së Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, tha se oferta e kryeministrit Edi Rama për mjekët në vijën e parë në Kosovë është ende e hapur.

“Nuk ka pasur ndonjë gatishmëri nga mjekët në Kosovë që të shkojnë të marrin vaksinë në Shqipëri. Ne e kemi stratëgjinë tonë të vaksinimit”, ka thënë Zemaj.

Ministri Zemaj në debatin e sotëm ka folur edhe për vonesat e mbërritjes së vaksinave për COVID-19 dhe negociatat që kanë pasur me kompani prodhuese.

www.kallxo.com