Zelensky zotohet se Ukraina do të jetë e lirë

Sot, është dita e 67 e pushtimit rus të Ukrainës – lufta e parë e madhe tokësore në Evropë në dekada.

Rusia ka dërguar dhjetëra mijëra trupa në Ukrainë më 24 shkurt, me qëllim të degradimit të kapaciteteve ushtarake të Ukrainës dhe të çrrënjosjes së njerëzve që i ka quajtur nacionalistë të rrezikshëm.

Forcat ukrainase janë përgjigjur me rezistencë të ashpër ndaj luftës.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët janë përgjigjur me sanksione të ashpra kundër Moskës duke e dënuar sulmin dhe u zotuan se do ta mbajnë Rusinë përgjegjëse për këtë luftë.

Ndërkohë, zhvillimet më të fundit në dhe rreth luftës në Ukrainë janë si në vijim:

Ministria e Jashtme Britanike tha të dielën se Rusia po e përdor një mekanizm lajmesh t rreme n internet për të përhapur dezinformata në lidhje me luftën në Ukrainë në mediat sociale dhe për t’i targetuar politikanët në një numër vendesh, duke përfshirë Britaninë dhe Afrikën e Jugut. “Ne nuk mund të lejojmë që Kremlini dhe mekanizmat e tij të gnjeshtrave y‘i pushtojnë hapësirat tona në internet me gënjeshtrat e tyre për luftën e paligjshme të Putinit”, tha sekretarja e jashtme, Liz Truss.

Njëzet civilë të plagosur kan qen në gjendje të evakuoheshin nga fabrika e rrethuar e çelikut Azovstal në Mariupol dhe me gjasë jan rrugës për në Zaporizhzhia. Pamjet satelitore tregojnë se pothuajse të gjitha ndërtesat e ksaj fabrike janë shkatërruar.

Ukraina ka kryer një shkëmbim të burgosurish me Rusinë, me shtatë ushtarë dhe shtatë civilë që kthehen në shtëpi. Një nga ushtarët ishte një grua që ishte shtatzënë në muajin e pestë, ka deklaruar zëvendëskryeministrja e Ukrainës, Iryna Vereshchuk. Ajo nuk e ka cekur se sa rusë ishin transferuar. Të enjten, zyrtart ukrainas than se Rusia kishte dorëzuar 33 ushtarë.

Aktorja i Hollivudit dhe e dërguara e OKB-së pr cshtje humanitare, Angelina Jolie bëri një vizitë të papritur në qytetin perëndimor të Ukrainës, Lviv, të shtunën, tha guvernatori rajonal në Telegram. Jolie, e cila ka qenë një e dërguar speciale e UNHCR-së për refugjatët që nga viti 2011, erdhi për të biseduar me personat e zhvendosur që gjetën strehim në Lviv, duke përfshirë fëmijët që po trajtoheshin për lëndimet e marra në sulmin me raketa në stacionin hekurudhor Kramatorsk në fillim të prillit. “Ajo u prek shumë nga tregimet [të fëmijëve],” shkroi Maksym Kozytskiy.

Zyra e Jashtme e Mbretërisë së Bashkuar po i heton raportet se një shtetas britanik është arrestuar nga Rusia pasi u shfaq një video ku tregonte një burrë me rroba kamuflazhi duke u marrë në pyetje. Në videon e paverifikuar, që thuhet se është shfaqur në televizionin rus, burri duket se ka dhënë emrin e tij si Andre Hill. Ai foli me një theks anglez dhe shihet me një fashë rreth kokës dhe me njërn dorë të gjakosur.

Në një fjalim të shtunën mbrëma, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, tha se Ukraina do të jetë e lirë. “Të gjitha … qytetet dhe komunitetet e pushtuara përkohësisht në të cilat pushtuesit tani pretendojnë se janë zotër do të çlirohen… Pushtuesit janë ende në tokën tonë dhe ende nuk e njohin dështimin e dukshëm të të ashtuquajturit operacioni i tyre. Ne ende duhet të luftojmë dhe t’i drejtojmë të gjitha përpjekjet për ‘i pushtuesit.”

Kryetari i bashkisë së Mariupol tha se ushtria ruse kishte vrarë dy herë më shumë banorë të qytetit në dy muaj lufte sesa Gjermania naziste në dy vitet e pushtimit gjatë Luftës së Dytë Botërore. Vadym Boychenko tha se nazistët vranë 10,000 civilë; rusët e kishin dyfishuar atë numër, tha Boychenko, si dhe deportuan më shumë se 40,000 njerëz.

Trupat ruse janë detyruar t’i bashkojnë dhe ridislokojnë njësitë nga “progreset e tyre të dështuara” në verilindje të Ukrainës, ka thënë Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, pasi sikurse Kievi ashtu edhe Moska përballen me humbje serioze në rajonin e Donbasit. “Rusia shpreson t’i korrigjojë çështjet që e kanë kufizuar më parë pushtimin e saj duke e përqendruar gjeografikisht fuqinë luftarake, duke i shkurtuar linjat e furnizimit dhe duke e thjeshtuar komandën dhe kontrollin.”

Ushtria e Ukrainës vlerëson se 23,200 ushtarë rusë jan vrarë që nga fillimi i pushtimit, ndërsa prokurorët ukrainas thanë se kishin regjistruar më shumë se 8,000 raste t krimeve t lufts nga trupat ruse dhe po i hetojn 10 ushtarë rusë për mizori të dyshuara në Bucha afër Kievit.

Rusia ka thënë se rreziqet e luftës bërthamore duhet të mbahen në minimum, sipas agjencisë së saj të lajmeve Tass. Vladimir Yermakov, kreu i ministrisë së jashtme për mospërhapjen bërthamore, tha: “Rreziqet e luftës bërthamore, të cilat nuk duhet të lansohen kurrë, duhet të mbahen në minimum, veçanërisht duke e parandaluar çdo konflikt të armatosur midis fuqive bërthamore. Rusia e ndjek qartë këtë mirëkuptim”.

Rusia dhe perëndimi janë më afër luftës bërthamore sesa gjatë krizës së raketave Kubane, ka thënë stërmbesa e Nikita Hrushovit. Nina Khrushcheva, një akademike, stërgjyshi i së cilës ishte udhëheqës i Bashkimit Sovjetik gjatë krizës së vitit 1962, paralajmëroi se lufta në Ukrainë dukej të ishte më e rrezikshme pasi asnjëra palë nuk dukej e gatshme të “tërhiqej”. Ajo tha se si presidenti i SHBA-së, John F Kennedy, ashtu edhe Hrushovi ranë dakord të de-përshkallëzoheshin sapo lufta bërthamore të bëhej një kërcënim real.

Forcat ruse kanë vjedhur “disa qindra mijëra ton” drithë në zonat e Ukrainës që ata i kan pushtuar, sipas zëvendësministrit të Bujqësisë së Ukrainës. Duke folur për televizionin kombëtar ukrainas, Taras Vysotskiy shprehu shqetësimin se shumica e asaj që ai tha se ishte 1.5 milion ton drith i ruajtur në territorin e pushtuar mund të vidhej gjithashtu nga forcat ruse.

Një sulm me raketa ruse në aeroportin e Odesës e ka dëmtuar pistën, duke e bërë atë të papërdorshme, por nuk raportohet për viktima.

Rusia bombardoi qytetin e dytë të Ukrainës, Kharkivin, si pjesë e shtytjes së saj të ripërtërirë në lindje të vendit, ndërsa pretendonte se “drafti i një traktati të mundshëm” midis dy vendeve po diskutohej çdo ditë./The Guardian