Yllka Jashari e Agnesa Koxha nga Kosova, kampione të Ballkanit në Beach Volley
Në garat e mbajtura në beach-vollej U-20, në konkurrencën e vajzave vendin e parë e ka zënë Kosova.
Komiteti Olimpik i Kosovës ka njoftuar se dyshja Yllka Jashari dhe Agnesa Koxha mposhtën në finale Maqedoninë e Veriut 2:0 në sete.
Edhe vendi i tretë është fituar nga vajzat e Kosovës, Julinda Idrizi dhe Agnesa Zeneli.
Një vend tjetër të tretë e kanë fituar edhe Erion Bajrami dhe Ermal Maliqi, garuesit nga Kosovës në konkurrencën e djemve.
Ky kampionat është mbajtur në Sllatinë të Fushë Kosovës.
“Të pranishëm në ndeshjet finale, ishin edhe drejtuesit e KOK-ut, presidenti, Ismet Krasniqi dhe nënpresidenti, Milaim Kelmendi, të cilët krahas ndarjes së kupave dhe medaljeve, përgëzuan ekipet tona për suksesin, si dhe Federatën e Volejbollit të Kosovës për organizimin e shkëlqyer të këtij kampionati”, thuhet në njoftimin Komitetit Olimpik të Kosovës.