Wuhan i tregon botës se fundi i izolimit është vetëm fillimi i krizës nga COVID-19

Në të gjithë botën, njerëzit janë duke pritur për njoftimin se pandemia e coronavirusit po përmbahet dhe ata mund të kthehen në jetën normale.

Por qyteti kinez në qendër të pandemisë ka treguar që normalja mund të mbetet akoma larg, shkruan BBC.

Kur zyrtarët e Wuhan lehtësuan kufizimet e udhëtimit më 8 prill, duke përfunduar në mënyrë efektive mbylljen prej 76 ditë të qytetit, banorët dhe bizneset lokale shpejt mësuan se rihapja aktuale e qytetit do të ishte e ngadaltë e me dhimbje.

Megjithë heqjen e ligjeve më të rrepta të izolimit, shumë dyqane janë ende të mbyllura, restorantet janë të kufizuar në dërgesa dhe madje edhe kur qytetarët dalin jashtë ata ende mbajnë pajisje mbrojtëse dhe përpiqen të shmangin njëri-tjetrin.

Gjendja në terren është shumë më e ndryshme nga deklaratat zyrtare. Në një konferencë për shtyp më 8 prill, Luo Ping, një zyrtar i kontrollit të epidemisë në Wuhan tha se disa sektorë të qytetit ishin kthyer tashmë në normën e rifillimit 100%.

Në një takim të qeverisë në Wuhan më 25 prill, ata premtuan një “fitore të dyfishtë” të suksesit ndaj epidemisë dhe rritjes ekonomike.

Por edhe media e kontrolluar nga qeveria ka sugjeruar që planet për të rikthyer qytetin në prodhim 100% deri në fund të prillit mund të jenë “shumë optimiste”.

“Në një afat të shkurtër, natyrisht, do të ketë një rikuperim,” tha Larry Hu, ekonomist në Macquarie Capital Limited. “Prodhimi do të rikuperohet së pari dhe më pas konsumi, sepse shumë njerëz janë ende të gatshëm të dalin … por nga një perspektivë afatgjatë, nga një perspektivë tre-vjeçare virusi do të vazhdojë të dëmtojë rritjen afatgjate të Wuhan. ”

Lufta për përmirësim

Wuhan është një metropol me një popullsi prej më shumë se 11 milion banorë, më i madh se shumica e qyteteve të SHBA.-së, dhe megjithatë ai konsiderohet një qytet me madhësi të nivelit të dytë brenda Kinës kontinentale.

Kryeqyteti i Provincës Hubei të Kinës qendrore, Wuhan, është një qendër prodhuese dhe transporti për pjesën tjetër të vendit.

Shpërthimi origjinal u zbulua së pari në Wuhan në mes të dhjetorit, dhe ndërsa përhapja u përkeqësua, qyteti mbylli kufijtë e saj nga pjesa tjetër e Kinës në 23 janar në përpjekje për të përmirësuar përhapjen.

Praktikisht gjatë natës, jeta u ndërpre. Në disa pjesë të qytetit njerëzit ishin të kufizuar në shtëpitë e tyre për disa muaj, pa mundur të largoheshin dhe të mbështeteshin në shërbimet e ofrimit të sendeve ushqimore dhe nevojave të tjera themelore.

Me mbylljen tani, pushteti vendor është i prirur të rifillojë biznesin normal sa më shpejt që të jetë e mundur, pasi Pekini bën presion mbi provincat për të ndihmuar në rritjen e një ekonomie të dobët.

Por ka shenja që përkundër retorikës shpresëdhënëse, ekonomisë së Hubejit mund t’i duhet një kohë e gjatë për tu rikuperuar nga bllokimi i rëndë.

Kur CNN u kthye në qytet në 21 prill, një shëtitje përmes një rrugë tregtare shfaqi më shumë se gjysmën e bizneseve lokale të mbyllura.

GDP-ja e krahinës u tkurr pothuajse 40% nga viti në vit në tremujorin e parë të vitit 2020, sipas agjencisë shtetërore të lajmeve Xinhua, me shitjet me pakicë që ranë më shumë se 15% vetëm në mars.

Qeveria ka njoftuar se do të lejojë që bizneset me qira nga ndërmarrjet shtetërore të qarkullojnë pa qira për tre muaj, por për ata me pronarë privatë, pesha e qirasë pa asnjë fitim nuk po i nxit ata për biznes.

“Unë e kam hapur qe dy ditë. Asnjë klientë nuk hynte për të ngrënë, pasi ishte e ndaluar, dhe unë mora vetëm dy ose tre porosi nga platforma e shpërndarjes në internet. Kostoja e hapjes ishte shumë më tepër se sa fitimi çdo ditë, kështu që e mbylla përsëri, “i tha një pronar restoranti Global Times.

Frika nga vala e dytë

Disa pronarë të bizneseve të vogla shprehën në CNN shqetësimin e tyre se çdo ndihmë qeveritare ka mundëso të arrijë shumë vonë për të shpëtuar dyqanet dhe restorantet e tyre të vogla, duke i bërë ata t’i mbyllin një herë e mirë.

Dukshëm mbyllen ende qendrat e fitnesit dhe kinematë, pa plan të menjëhershëm të rihapjes.

Shumica e dyqaneve që janë rihapur kanë ndryshuar modelet e tyre të biznesit. Zinxhirë të mëdhenj si Starbucks, McDonald’s, Burger King, KFC dhe Pizza Hut janë ndër markat që parandalojnë klientët të hyjnë në hapësirën fizike. Në vend të kësaj, tabelat vendosen në kutitë e dyqaneve dhe stafi sjell porositë për t’i dorëzuar.

Roache tha se ndërsa prodhimi mund të rikuperohej në mënyrë të arsyeshme shpejt nga virusi, ishin sektorët e shërbimeve që duket se ishin më të ngadaltat për t’u rikthyer në 100% të produktivitetit. “Kjo është e rëndësishme sepse industritë e shërbimeve janë punëdhënësit më të mëdhenj në shumicën e ekonomive,” tha ai.

Më e keqja, të gjithë, disa qytetarë vendas dhe pronarë të biznesit i thanë CNN se ata besuan se ishte vetëm çështje kohe derisa një valë e dytë e infeksioneve përfshiu qytetin, duke shkaktuar një bllokim të dytë dhe duke bërë një goditje tjetër për ekonominë.

Të Shtunën, një ditë pasi u largua ekipi i CNN, autoriteti shëndetësor i Wuhan raportoi se ata kishin gjetur 19 raste të reja coronavirusësh asimptomatikë në qytet.

Mund të jetë një rrugë e gjatë për Wuhan-in dhe pjesën tjetër të botës përpara se të mund të kthehemi në ndonjë gjë që i ngjan normalitetit.

Përktheu- Ardita Zeqiri