Vushtrri. Fotografi: BIRN

Vushtrriasi rrah nënën e tij

Një person nga Vushtrria dyshohet se ka rrahur nënën e tij. Sipas Policisë, ngjarja ka ndodhur të martën pasmesnate.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor pas sulmit që i ka bërë djali, kurse djali është liruar në procedurë të rregullt.

Në raportin e policisë nuk janë dhënë detaje të tjera për rastin.