Foto: Ilustrim

Vushtrri, arrestohet për dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të saj

Një person është arrestuar mbrëmë rreth orës 21:00 në Vushtrri nën dyshimin se kishte ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes dhe fëmijëve të saj.

Në shtëpinë e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri me 21 fishekë.

Viktima e ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe tek e njëjta nuk janë vërejtur lëndime të dukshme.

Pas intervistimit i dyshuari me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.