Vushtrri: 15 të shëruar, 92 raste aktive

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se nga 424 mostra të marra, 187 kanë rezultuar pozitivë me COVID-19.

Sonte gjithashtu  janë shëruar edhe 103 persona të infektuar me virusin corona, duke shkuar në 2,370 numri i të shëruarve.

Drejtori i Shëndetësisë, Sylejman Meholli,  në Komunën e Vushtrrisë ka njoftuar se 15 qytetarë të saj janë shëruar nga COVID-19.

Meholli bën të ditur gjithashtu se janë konfirmuar edhe 3 raste të reja në Vushtrri, duke shkuar në 92 numri i rasteve aktive.

“Të dashur qytetarë të Komunës së Vushtrrisë, sapo u konfirmuan 15 raste të shëruara nga Covid 19 si dhe 3 raste të reja nga komuna jonë! Së bashku duke respektuar distancën, higjienën dhe bartur maska për shëndetin publik që duam”, ka shkruar ai në Facebook.