Aleksandar Vuçiq

Vuçiq- Bidenit: Shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin siç e kishim me Trumpin

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka uruar presidentin e zgjedhur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Vuçiq ka shkruar në Twitter se shpreson që të kenë bashkëpunim me SHBA-në, njëjtë siç kanë pasur me Administratën e Donald Trump.

“Urime të sinqerta Joe Biden. Ju uroj mençuri dhe vendosmëri për t’u përballur me sfidat ekzistuese për të mirën e SHBA dhe botës. Shpresoj që të vazhdojmë bashkëpunimin e mirë me ju, siç kemi pasur me Donald Trump, të cilit i jam shumë mirënjohës”, ka shkruar Vuçiq në Twitter.

Demokrati, Joe Biden ka fituar zgjedhjet presidencile në Shtetet e Bashkuara, të mbajtura më 3 nëntor.

Ish-zëvendëspresidenti mori 273 vota elektorale, nga 270 sa ishin të nevojshme për të fituar garën.

Biden do të jetë presidenti i 46-të i Amerikës.