Foto-ilustrim

Vriten dy vëllezër në Durrës

Dy persona janë vrarë me armë zjarri sot pasdite në Durrës.

Top-Channel raporton se viktimat janë vëllezër dhe se ata u gjetën të vrarë në një veturë “Golf” pranë tregut të makinave në Shënavlash të Durrësit.

Viktimat, mësohet të jenë vëllezërit B.H. dhe V.H., të cilët kanë qenë duke lëvizur me automjet kur janë qëlluar dhe ekzekutuar nga disa persona.

Nuk dihet ende identiteti i autorëve të kësaj ngjarjeje, ndërsa për viktimat thuhet se njihen si tregtarë automjetesh.

Postblloqe të shumta janë ngritur në hyrje  daljet e Durrësit dhe në zonën e Fushë Krujës për gjetjen e autorëve./TCH