Arkiv Revole e konfiskuar nga Policia e rajonit të Prishtinës - Foto: PK

Vrasje në tentativë në Kamenicë, policia po e heton rastin

Të shtunën , më 08.06.2024, në fshatin Laqiq të Kamenicës ka ndodhur një rast i vrasjes në tentativë.

Sipas Policisë së Kosovës, viktima është dërguar për tretman mjekësor ndërsa i dyshuari është larguar në një drejtim të panjohur për organet e ndjekjes.

“Viktima mashkull kosovar ka pësuar lëndime pasi që dyshohet se i njëjti është plagosur me armë zjarri, nga i dyshuari kosovar për motive të panjohura” – thuhet në njoftim.

“Viktima është dërguar për tretman mjekësor, ndërsa i dyshuari është larguar nga vendi i ngjarjes në drejtim të panjohur” – vijon njoftimi.

Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.