Vushtrri, vrasja, 30.10.2023

Vrasja në Vushtrri, Policia pranë shtëpisë së njërit të dyshuar

Pesë persona janë arrestuar nga Policia e Kosovës si të dyshuar për përfshirje në rastin ku mbeti i vrarë një person dje në Vushtrri dhe dy të tjerë u plagosën.

Një ekip i Policisë së Kosovës momentalisht është duke qëndruar afër shtëpisë së njërit nga të dyshuarit.

Policia ka konfirmuar se fillimisht dje kishin arrestuar dy persona, J.S, 24 vjeçar dhe E.B., 24 vjeçar, ndërsa gjatë hetimeve kanë identifikuar edhe tre person të tjerë.

Me urdhër të prokurorit atyre u është caktuar masa e ndalimit policor prej 48 orëve.

Njëri nga të plagosurit i cili po trajtohet në mjekim intensiv është në gjendje të rëndë, ka konfirmuar Drejtori i Emergjencës në QKUK, Naser Syla.

“Njëri është transferu në Klinikën e Ortopedisë në gjendje më të mirë ndërsa tjetri është në gjendje të rëndë duke marrë trajtim në intensiv”- ka thënë Syla për KALLXO.comKALLXO.com është duke provuar të kontaktoj me Prokurorinë Themelore në Mitrovicë.

Pesë të arrestuar për vrasjen në Vushtrri