Ilustrim

Vrasja në Gjilan, arrestohet një polic i Kosovës

Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është arrestuar sot në mëngjes në lidhje me vrasjen me armë zjarri të një personi.

Vrasja ka ndodhur në Gjilan, sot rreth orës 4:50.

Dorasi i dyshuar për këtë rast që tronditi Gjilanin është një zyrtar i Policisë së Kosovës, me detyrë në Prishtinë.

Sipas Policisë, ende nuk dihen motivet e këtij rasti.

KALLXO.com merr vesh se tashmë rastin e ka marrë në dorë Inspektorati Policor i Kosovës.

Pak minuta më parë, zëdhënësi i Policisë së Rajonit të Gjilanit, Ismet Hashani, ka konfirmuar rastin tragjik.

Ai ka mundur ta konfirmojë vetëm se ka ndodhur rasti dhe se dorasi i dyshuar është arrestuar.

Një i vrarë në Gjilan, dorasi dyshohet se është polic

www.kallxo.com