Një i vrarë në Gjilan, dorasi dyshohet se është polic

Një rast i vrasjes ka ndodhur sot në mëngjes në Gjilan.

Incidenti tragjik ka ndodhur rreth orës 4:50 në rrugën qarkore të Gjilanit.

Dorasi dyshohet të jetë një pjesëtar i Policisë së Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë Rajonale të Gjilanit, Ismet Hashani, e ka konfirmuar për KALLXO.com rastin e vrasjes së një personi.

Gjithashtu, zëdhënësi tha se nuk dihen motivet e këtij rasti.

“I dyshuari është arrestuar”, tha zëdhënësi i Policisë.

KALLXO.com merr vesh se dorasi i dyshuar është pjesëtar i Policisë me detyrë në Prishtinë.