Vrasja me thikë në Pejë, aktakuzë ndaj një personi

Prokuroria Themelore në Pejë, ka ngritur aktakuzë kundër K.S., si i dyshuar për vrasjen që ka ndodhur më 20 janar 2022, në Pejë.

Sipas Prokurorisë, K.S. akuzohet se atë ditë, në ora 14:54, në qytetin e Pejës, pas mosmarrëveshjeve të vazhdueshme me viktimën E.M., ditën kritike, duke përdorur mjetin e prehet ka goditur disa herë viktimën në pjesë të ndryshme të trupit.

Si pasojë e plagëve të marra, përkundër trajtimeve mjekësore nga Spitali Rajonal i Pejës, viktima nuk ju mbijeton plagëve dhe vdiq po atë ditë rreth orës 16:05.

“Prokurori i çështjes, i ka propozuar gjykatës që i pandehuri të shpallet fajtor për veprën penale e cila i vihet në barrë dhe i njëjti të marrë dënimin e paraparë sipas  Kodit Penal të Republikës së Kosovës” – thuhet në komunikatën e Prokurorisë në Pejë.

KALLXO.com ka raportuar më 20 janar 2022 se një person ka vdekur si pasojë e plagëve të marra pasi ishte therur me thikë nga një person tjetër.

E gjitha kishte nisur nga një përleshje ku u përdorën edhe thikat. Përleshja kishte ndodhur mes disa personave.

Më 20 janar 2022, ishin identifikuar tre persona që kanë marrë pjesë në rast, po atë ditë, dy persona u ndaluan.

Vrasja në Pejë, dy persona në ndalim