Vodhi armën dhe dokumente personale të zyrtarit të AKI-së, arrestohet i dyshuari në Prizren
25.2.2024 - 19:03
Policia në Prizren ka arrestuar të dyshuarin i cili ka vjedhur armën dhe disa dokumente personale në shtëpinë e një zyrtari të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës në këtë qytet më 24.02.2024.
Shaqir Bytyçi, zëdhënës i Policisë Rajonale të Prizrenit përKALLXO.com tha se i dyshuari e ka pranuar veprën.
“I dyshuari është intervistuar dhe ka pranuar veprën, pas intervistimit me vendim prokurorit është ndaluar për 48 orë”, deklaroi Bytyçi për KALLXO.com.
Disa nga gjësendet e vjedhura janë gjetur, kurse arma po kërkohet ende nga hetuesit, theksoi ai.