Ilustrim

Vodhën kabllo të rrymës, arrestohen dy persona në Podujevë

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona në fshatin Surkish të Podujevës, njëri prej tyre i mitur, pasi që kishin hyrë në një shtëpi të pa banuar, duke dëmtuar katër dyer dhe duke vjedhur një kabllo të rrymës.

Sipas Policisë së Kosovës të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 15:30 në fshatin Surkish të Podujevës.