Vlera e aeroplanit të Behgjet Pacollit

Deputeti i Kuvendit të Kosovës dhe biznesmeni Behgjet Pacolli ka deklaruar pasurinë e tij në për vitin 2023 në Agjencinë Kundër Korrupsion.

Pasuria e paluajtshme e Pacollit përfshinë toka, lokale, banesë e shtëpi të cilat sipas deklarimit kanë vlerë me miliona euro dhe prejardhja e tyre është jashtë Kosovës.

Ai ka deklaruar katër vetura të tipit “Mercedes Benz”, dy “Volkswagen” dhe një të tipt “Toyota”, të cilat kapin vlerën prej rreth 186 mijë euro.

Pacolli ka të deklaruar edhe një avion, në pronësi të përbashkët në vlerë prej 8 milionë euro.

Para të gatshme në llogari të tij bankare ka të deklaruar mbi 2 milionë euro.

Pacolli po ashtu ka detyrim ndaj bankës një kredi prej 222 mijë e 474 euro.

Si deputet i Kuvendit, ai ka një pagë vjetore prej 18 mijë e 389 euro.

Deklarimin e plotë të Pacollit mund ta gjeni këtu.