Vjosa Osmani dhe Fc Ballkani

Vjosa Osmani takon djemtë e 'Ballkanit' një ditë para ndeshjes kundër ekipit turk

Presidentje e vendit, Vjosa Osmani, ka pritur në takim djemtë e ekipit suharekas, FC Ballkani, një ditë para përballjes me klubin turk – Sivasspor.

“Djelmoshat e FC “Ballkani”, nga Suhareka kanë shënuar sukses historik në garat evropiane të Ligës së Konferencës së UEFA-s.Sot pata kënaqësinë t’i pres në zyrën time, t’i përgëzoj për sukseset e deritashme edhe t’u uroj fitore, nesër në përballje me ekipin  “Sivasspor”” – ka shkruar Osmani në rrjetin social “Facebook”.

Në SupërLigën turke, Sivasspor ndodhet në pozicionin e 15-të në tabelë, nga 19 ekipe sa janë gjithsej.

Më 6 tetor 2022, ekipi nga Suhareka, Ballkani ka marrë fitoren e parë në grupet e Ligës së Konferencës, pasi ka mposhtur Sivassporin në udhëtim me rezultat 3-4.

Ndeshja kthyese do të zhvillohet nesër në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ballkani mposht ekipin turk në një ndeshje dramatike