Vjosa Osmani pritet në Shtëpinë e Bardhë

Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, gjatë qëndrimit në ShBA është takuar me zyrtarin e lartë të Shtëpisë së Bardhë, John Erath.

Osmani përmes një komunikate ka bërë të ditur se kanë biseduar rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën në të ardhmen.

“Kënaqësi të pritem sot në Këshillin për Siguri Kombëtare të Shtëpisë së Bardhë, nga z.John Erath, Drejtor për Evropë. Patëm diskutime shumë produktive rreth prioriteteve dhe sfidave që e presin Kosovën gjatë muajve e viteve në vijim”, ka shkruar Osmani në rrjetin social ‘Facebook’, të martën.