Vjosa Osmani: Pa kualitet në universitete nuk na nevojitet diploma

Vjosa Osmani, ushtruesja e detyrës së presidentes, në intervistën përballë Jeta Xharrës ka komentuar procesin e mundshëm të rivlerësimit të profesorëve në universitete.

Ajo tha se është e domosdoshme të përmirësohet procesi i arsimit të lartë.

“Procesi i rivlerësimit është i nevojshëm nëse duam ta kthejmë kualitetin në universitetet tona, sepse pa kualitet nuk na nevojitet diploma”, ka thënë ajo.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim kishte publikuar një raport që thotë se 55 për qind e profesorëve tashmë të punësuar e avancuar në UP nuk i justifikojnë titujt e tyre.