Vjosa Osmani - deputetëve: Nuk keni nevojë askush me më tregu çka me bo, a u morëm vesh?

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e pati një moment nervozizimi sot me deputetët në seancën ku po shqyrtohet mocioni i mosbesimit ndaj Qeverisë Kurti, i inciuar nga LDK-ja.

Kjo pasi Osmanit iu kërkua një minutë për replikë, por ajo tha se do ta respektojë rregulloren e Kuvendit, pasi koha e replikave ka mbaruar.

“Jo 1 minutë, por 10 minuta mund do t’i keni por jo në këtë moment sepse unë do ta respektoj rregulloren strikt. Nuk ki nevojë me bërtit. Nuk keni nevojë askush me më tregu çka me bo, a u morëm vesh?”, tha Osmani, megjithëse nuk dihet se kujt i është drejtuar konkretisht.

Kjo ngjarje ndodhi pas debatit ndërmjet kryeministrit Albin Kurti dhe shefit të grupit parlamnetar të AAK-së, Daut Haradinaj.

 

LIVE – Seanca për mocionin ndaj Qeverisë Kurti

Publiée par Kallxo.com sur Mercredi 25 mars 2020

.