ILUSTRIM- Xhami në Prishtinë. Foto: Denis Sllovinja/Kallxo.com

Vjedhje në xhaminë e fshatit Koretin të Kamenicës

Policia e Kosovës njoftoi se të premten në fshatin Koretin të Kamenicës janë vjedhur paratë në kasafortën e xhamisë.

Rastin, forcat e rendit po e trajtojnë si vjedhje të rënd ndërsa hetimet po vazhdojnë.

“Ankuesi mashkull kosovar përgjegjës i xhamisë, ka raportuar se persona të panjohur me forcë kanë dëmtuar kasafortën e xhamisë me ç’rast kanë vjedhur paratë dhe një DVR të kamerave” – thuhet në njoftim.