Vjedhje në Vushtrri, gruaja thotë se iu grabitën 200 euro në vendin e punës

Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë pranuar një ankesë nga një grua e cila ka thënë se në mëngjesin e djeshëm ka ndodhur një vjedhje e rëndë në Vushtrri.

Sipas raportit 24-orësh policor, ankuesja ka thënë se persona të panjohur kanë depërtuar nga dera e pasme e objektit të punës së saj, kanë vjedhur 200 euro dhe disa gjëra tjera.

PK tha se rasti është në procedurë hetimore.