Foto: Shërbimi Korrektues i Kosovës, Facebook

Vizitorët tentojnë të fusin para në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Disa vizitorë të një të burgosuri në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë sot kanë tentuar që të fusin para.

Oficerët korrektues kanë parandaluar këtë kontrabandë.

“Gjatë bastisjes rutinore në sallën e vizitave, stafi për siguri ka zbuluar se në mënyrë të kamufluar nga vizitorët është tentuar të futen mjete monetare” – njofton Shërbimi Korrektues i Kosovës (SHKK).

Sipas këtij njoftimi, oficerët kanë lokalizuar paratë dhe është anuluar vizita.

Për rastin është informuar edhe Policia e Kosovës.

“I burgosuri ndaj të cilit kanë qenë të dedikuara mjetet është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore” – thuhet më tej në njoftim.

SHKK thotë se mbetet e përkushtuar në luftimin e kontrabandës brenda institucioneve korrektuese.