Vizita e Biden në Kiev e rikonfirmon mbështetjen perëndimore – por jo të gjithë e kanë të njëjtën ndjesi

Konferenca e Sigurisë së Mynihut e konfirmoi gjithashtu mbështetjen perëndimore për Ukrainën, mirëpo Jugu Global e sheh konfliktin ushtarak ruso-ukrainas pak më ndryshe.

Kur presidenti i SHBA Joe Biden bëri një paraqitje befasuese në Kiev mëngjesin e 20 shkurtit dhe tha se “Amerika qëndron me ju dhe bota qëndron me ju”, ai po përsëriste ndjenjën e bërë të dukshme në Konferencën e Sigurisë së Mynihut ditë më parë. Epo, pjesërisht.

Konferenca u zhvillua nga 17 deri me 19 shkurt dhe u ndoq mirë nga vendimmarrësit perëndimorë, përfshirë zëvendëspresidenten e Biden, Kamala Harris, presidentin francez Emmanuel Macron, kancelarin gjerman Olaf Scholz dhe kryemiistrin britanik Rishi Sunak. Të pranishëm ishin gjithashtu rreth 50 politikanë amerikanë – një përzierje demokratësh dhe republikanësh – nga e gjithë Kongresi dhe Senati, të cilët të gjithë kanë dhënë mbështetjen e tyre me plot pasion për Ukrainën. Udhëheqësi i pakicës republikane në Senat, Mitch McConnell, madje u tha të pranishmëve të ndryshëm dhe mediave se i ishte kushtuar shumë vëmendje fraksionit të vogël por të zëshëm në Partinë e tij Republikane, të cilët kanë vënë në pikëpyetje se sa kohë duhet të vazhdojë SHBA-ja t’i ndihmojë përpjekjet luftarake të Kievit.

Mesazhi, si në Mynih nga ligjvënësit amerikan ashtu edhe në Kiev nga presidenti Biden, është i qartë: duke lënë mënjanë ndarjet politike, SHBA-ja është e bashkuar në mbështetjen e saj për Volodymyr Zelenskyn dhe për Ukrainën. Në këtë, ajo rreshtohet me liderët në të gjithë Perëndimin. (Ndryshe nga vitet e mëparshme, asnjë zyrtar nga qeveria ruse nuk ishte i ftuar.)

Megjithatë, ishte gjithashtu e qartë në Mynih se pjesa e dytë e deklaratës së Bidenit në Kiev – se bota po i qëndron gjithashtu krah Ukrainës – nuk është plotësisht e vërtetë. Ndërkohë që vendimmarrësit perëndimorë janë kryesisht të bashkuar pas Zelenskit, shumë udhëheqës në Jugun Global, nga Amerika Latine në Afrikë, e kanë zgjedhur neutralitetin.

Megjithëse Jugu Global nuk kishte një prani të theksuar në Konferencën e Sigurisë së Mynihut, u bë e qartë se neutraliteti i studiuar i miratuar nga shumë jashtë Perëndimit nuk po shpërdorohet. Këto shtete e shohin luftën në Ukrainë si një problem evropian, jo një problem global. Ato do të donin ta shihnin përfundimin e luftës, natyrisht, por përmes negociatave të menjëhershme të paqes, edhe nëse kjo do të nënkuptonte se njëra palë (Ukraina) të bëjë kompromise të vështira.

Vizita e presidentit Biden në Kiev të hënën është e një rëndësi të veçantë, ashtu si edhe mbështetja dypartiake e Ukrainës në SHBA dhe në të gjithë Perëndimin. Mirëpo premtimet e mbështetjes së qartë nuk do të materializohen edhe nga secili rajon i botës në një të ardhme të afërt./Newstateman