Vitia: Kërkojmë nga punëtorët shëndetësorë të solidarizohen me kolegët nga komunat e prekura

Shërbimi shëndetësor në Kosovë momentalisht është duke funksionuar vetëm me 28 epidemiologë të cilët janë të shpërndarë në 7 Institute rajonale si mbështetje e mjekëve në situatën e krijuar me COVID- 19.

Kjo është bërë e ditur në konferencën e Ministrisë së Shëndetësisë të mbajtur sot, ku u treguar se në Kosovë aktualisht janë shtatëmbëdhjetë të prekur me coronavirus.

Po ashtu, ministri Arben Vitia tha se duhet të solidarizohen punëtorët shëndetësor dhe të shkojnë në komunat ku tashmë janë të prekurit me COVID- 19.

Vitia tha se personat e prekur nuk duhet të stigmatizohen nga shoqëria.

“Në këtë kohë të kemi një solidarizohemi nga komunat që kanë më shumë staf dhe të dërgohen në komunat që janë më të prekura. Në ShKSUK kemi kërkuar që infermierët dhe mjekët që kanë probleme kronike, të zëvendësohet me infermierë nga klinikat tjera që të iu lehtësohet puna”, deklaroi Vitia.

E më tej infektologu Muharrem Bajrami tha se stafi mjekësor në Klinikën Infektive nuk janë duke u testuar vazhdimisht pasi sipas tij ata janë profesional dhe e kanë përvojë të mjaftueshme të përballen me situate të tilla.

“Nuk ka nevojë të behet testimi i stafit shëndetësor që punojnë në klinikë infektive, sepse ata janë profesional dhe kanë përvojën e duhur”, tha Bajrami.

https://kallxo.com/lajm/shkon-ne-17-numri-i-te-prekurve-me-coronavirus-ne-kosove/