Viola von Cramon: Po vazhdon pasivizimi i adresave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën, Viola von Cramon, ka thënë se në Luginë të Preshevës po vazhdon pasivizimi i adresave të shqiptarëve.

Duke shpërndarë një postim në Twitter të aktivistes për të drejtat e njeriut, Flora Feratit, që tregon për uljen e votuesve në disa fshatra të Medvegjës, Von Cramon ka thënë se kjo po ndodhë në rajonin e populluar kryesisht me shqiptarë në jug të Serbisë.

“Depasivizimi i shtetësisë serbe vazhdon siç e tregon qartë edhe kjo tabelë. Kjo ndodh në një rajon të populluar kryesisht nga shqiptarët në jug të Serbisë. Si dhe pse qytetarët e zakonshëm mund t’u hiqen të drejtat e tyre themelore?”, ka shkruar Von Cramon.

Në tabelë tregohet për uljen e numrit të votuesve në krahasim me vitin 2012 dhe 2019, në vendbanime të shqiptarëve në Luginë të Preshevës.