Vijnë mjekët e ushtrisë italiane për të ndihmuar Kosovën në luftën ndaj COVID-19

Mjekët italianë që morën rrugën për Kosovë me një qëllim human, për dy muaj do të qëndrojnë në Kosovë dhe do të ndihmojnë mjekët kosovarë në luftimin e coronavirusit.

Ardhjen e mantelbardhëve italian e ka konfirmuar Ambasadori Italian në Kosovë, Nicola Orlando.

“Dje mirëprita ekipin mjekësor ushtarak nga Italia që do të këshillojë autoritetet e Kosovës për përgjigjen ndaj coronavirusit për dy muajt e ardhshëm. Puna me partnerët lokalë tashmë ka filluar. Jam krenar për partneritetin tonë”, ka shkruar Ambasadori në Twitter.

Shteti italian edhe në muajin maj pati treguar gatishmëri për të ndihmuar Kosovësn në luftimin e pandemisë së Coronavirusit.

Italia është njëri ndër shtetet me më së shumti pasoja nga coronavirus në Evropë.