Vidhen pije dhe para të gatshme nga sirtari i një kishe në Mitrovicë të Jugut

Një burrë nga fshati Suhodoll i Mitrovicës së Jugut ka raportuar në Policinë e Kosovës se dyshon që një ose disa persona, deri më tani të panjohur, me forcë kanë hapur derën e një objekti fetar.

KALLXO.com merr vesh se bëhet fjalë për një kishë, në të cilën janë vjedhur disa pije dhe para të gatshme.

Njësitë relevante policore kanë dalë në vendin e ngjarjes përderisa rasti vazhdon të hetohet.