Ilustrim

Vidhen pajisje elektronike dhe para nga një depo ndërtimore në Podujevë

Një person ka raportuar në polici se në një depo ndërtimore nga persona ende të pa njohur, janë vjedhur paijsje elektronike si dhe para të gatshme.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Gllamnik të Podujevës, pas mesnatës.

Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe po merren me hetimin e rastit, duke e klasifikuar atë si “vjedhje e rëndë”.