Foto: Urim Krasniqi/KALLXO.com

Vidhen kabllo bakri në Fushë-Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se nga persona të panjohur është raportuar për një rast të vjedhjes në fshatin Pomozotin të Fushë-Kosovës.

Sipas njoftimit, në këtë rast janë vjedhur kabllo të bakrit. Tutje është thënë se ngjarja ka ndodhur më 18 gusht të këtij viti.

“Është raportuar se nga persona të panjohur në lokacionin e lartcekur janë vjedhur kabllo të bakrit” – thuhet në njoftim.

Duke iu referuar njoftimit të Policisë, rasti është thënë se po vazhdon të hetohet.