VIDEO – Protestuesit serbë bëjnë thirrje kundër presidentit serb, Aleksandar Vuçiq

Protestuesit në Mitrovicë të Veriut kanë bërë thirrje për kundër presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq.

Media online Kossev ka publikuar një video në të cilën dëgjohen protestuesit duke bërtitur.

“Qytetarët këndojnë kundër Vuçiqit – tradhti, zyrtari i Listës Serbe refuzon të flasë për Kossev, akuzon gazetaren tonë dhe i thotë se e kanë rrahur”- raporton Kossev.

Policia e Kosovës ka arrestuar Milun Milenkoviq i njohur si Llune, i dyshuar për organizim të sulmeve ndaj forcave të KFOR-it dhe Policisë së Kosovës, në Zveçan është arrestuar sot.

Si shkak i këtij arrestimi, alarmi është dëgjuar në komunën e Mitrovicës Veriore për disa minuta. Njësitë speciale tashmë kanë qenë të pozicionuar në lagjen e boshnjakëve afër shkollës teknike.

Sot janë lënduar tre policë të Kosovës në veri gjatë arrestimit të njërit prej të dyshuarve për organizimin e sulmeve ndaj pjesëtarëve të KFOR-it.

Raportimet për situatën aktuale në veri mund t`i ndiqni në këtë link.