Foto-ilustrim

VIDEO: Mërgimtari tejkalon nga krahu i gabuar, rrezikon veten dhe të tjerët

Një mërgimtar ka bërë vozitje të rrezikshme sot pasdite, duke tejkaluar veturat nga ana e ndaluar e rrugës.

Sipas pamjeve të dërguara nga një qytetar, mërgimtari ka vozitur në korsinë e djathtë të rrugës duke i tejkaluar disa automjete.

Me këtë veprim, mërgimtari që drejtonte veturën me tabela të Zvicrës, ka rrezikur veten dhe personat që gjendeshin në veturën e tij e po ashtu edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik.

Pamjet janë marrë sot rreth orës 16:00 në autostradën “Ibrahim Rugova”, në pjesën mes Suharekës dhe Prizrenit.

Këto janë pamjet e dërguara në adresë të KALLXO.com nga një qytetar.

Po ashtu, KALLXO.com raportoi se si një mërgimtar u dënua dy herë brenda 5 minutave për shkak të vozitjes së tij të shpejtë në zonë urbane por edhe për shkak të sjelljes së keqe para zyrtarëve policorë.

https://kallxo.com/foto-mergimtari-nga-zvicra-brenda-5-minutash-denohet-me-600-euro/

Për shkak të shkeljes së rëndë të rregullave të trafikut, këtij mërgimtari Policia e Kosovës ia ka ndaluar vozitjen për 6 muaj në territorin e Kosovës.

https://kallxo.com/mergimtarit-nga-zvicra-i-ndalohet-vozitja-ne-kosove-per-6-muaj/

KALLXO.com publikoi një video, në të cilën shihet një qytetar i Kosovës duke vozitur në anën e kundërt në autostradë.

Këto janë pamjet.

https://kallxo.com/video-vozitje-e-cmendur-ne-autostrade/

www.kallxo.com