VIDEO - Vozitje e rrezikshme e veturave luksoze në mes të Prishtinës

Disa makina luksoze janë filmuar duke kryer vozitje të rrezikshme në kryeqytet.

Në disa pamje të siguruara nga KALLXO.com shihet se makinat kanë qenë në lagjen ‘Dardania’.

Këto makina kanë nxënë edhe vijat e ndara në rrugë (zebrat) për kalimin e këmbësorëve.