VIDEO: Kur plastika nga mbeturinat kthehet në gjëra të vlefshme

Dy të rinj nga Prishtina kanë nisur të grumbullojnë gjëra të plastikës në deponi të ndryshme për t’i shndërruar në gjëra të vlefshme.

Më këtë, Nikki dhe Gëzimi duan ta rrisin vetëdijësimnin tek të tjerët për mjedisin se ku jetojnë.

Gjithçka nisi dy vjet më parë, kur Nikki nisi të mbledhë gjëra të plastikës në deponi.

Ajo i shndërron ato në gjëra të vlefshme, të cilat i shet.

“Njerëzit janë të fascniuar kur u flet për bërllokun sepse kryesisht si shoqëri jemi të mësuar që bërlloku është fundi i jetës të një gjëje dhe nuk ka asgjë nga aty dhe nga momenti që u tregon se po më duhet bërlloku, reagimi i tyre është: Ua, për çka po të duhet bërlloku”, thotë ajo.

Pas vizitës në deponi, Nikki kthehet në Qendrën e Inovacionit të Kosovës (ICK), ku në temperatura të larta shkrihet.

Nikki dhe Gëzimi prodhojnë varëse të ndryshme, qafore, unaza dhe vathë.

Ruajtja e Tokës është mesazhi që Nikki thotë se dëshiron ta përcjellë te njerëzit./REL