VIDEO: Gjuajtje me armë afër Kuvendit të Kosovës

Një përleshje me armë zjarri ka ndodhur rreth gjysmë ore pas mesnatës në afërsi të ndërtesës së Kuvendit të Kosovës.

Një qytetar ka thënë se ka pasur gjuajtje me armë nga dy vetura në lëvizje.

Nuk dihet nëse ka të plagosur në këtë incident.

Policia ka dalë në vendin e ngjarjes menjëherë dhe ka bllokuar qarkullimin.

Këto janë pamjet nga vendi i ngjarjes, të dërguara nga qytetari në adresë të KALLXO.com:

Një përleshje e tillë ka ndodhur rreth 2 orë e gjysmë më herët në lagjen “Ulpiana” të kryeqytetit.