VIDEO - Edi Rama viziton ish-presidentin Thaçi në Hagë

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka vizituar sot ish-presidentin e Kosovës Hashim Thaçi, në Hagë.

Thaçi gjendet në paraburgim në Gjykatën Speciale, pasi bashkë me Kadri Veselin, Jakup Krasniqin e Rexhep Selimin, akuzohen për krime lufte, gjatë luftës së vitit 1999 në Kosovë.

Kryeministri Rama ka publikuar një video në rrjetin social ‘Facebook’, gjatë vizitës së tij në Hagë.

Në ndërkohë, sot gjatë paraqitjes së tij në seancën gjyqësore, ish-presidenti Thaçi për akuzat e reja deklaroi se është i pafajshëm duke shtuar se e ka lexuar lëndën por që nuk e ka kuptuar.

“Deklarohem i pafajshëm. Megjithëse lëndën nuk e kam lexuar për këtë arsye dhe nuk e kam kuptuar, por deklarohem i pa fajshëm”, ka thënë Thaçi.

Thaçi për akuzat e reja: Deklarohem i pa fajshëm, nuk i kam kuptuar redaktimet e amandamenteve shtesë