VIDEO: Bllokohet nga uji nënkalimi te Stacioni i Autobusëve

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut në Prishtinë sot pati vërshime në shumë pjesë të kryeqytetit.

Një pjesë që u godit rëndë është edhe lagjja Dardania.

Nënkalimi që çon te Stacioni i Autobusëve është mbuluar tërësisht nga uji, duke pamundësuar qarkullimin e qytetarëve dhe autobusëve.

Ky nënkalim përballet me situata të ngjashme sa herë ka reshje.

Një qytetar ka dërguar pamje nga kjo zonë.

Sipas qytetarit në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet e zjarrfikësve.